Aktorja, Amanda Seyfried, ka treguar se tani pas shumë vitesh ndihet keq që nuk i rezistoi presionit për t’u zhveshur para kamerave në fillimet e karrierës së saj.
Në të kaluarën, 36 vjeçarja ndihej ndryshe për skenat nudo në filmat e saj. Por tani, ajo thotë se i bëri ato vetëm për të mbajtur punën e saj.
Ylli i dramës “Mank”, tha për revistën “Porter” se ajo doli nga epoka e Hollivudit “mjaft e padëmtuar”, por përsëri u përball me pozicione të pakëndshme.
“Të jesh 19 vjeç, duke ecur pa të brendshme – si, po tallesh me mua? Si e lashë të ndodhte?”, është shprehur ajo për “Porter”.
“Oh, e di pse: isha 19 vjeç dhe nuk doja të mërzisja askënd dhe doja të vazhdoja punën time. Kjo është arsyeja pse”, vazhdoi tutje.
Seyfried nuk përmendi se cilit grup filmash i referohej, por në moshën 19-vjeçare ajo kishte luajtur tashmë në disa filma.
Roli i saj i parë i madh erdhi në vitin 1999 si Lucinda “Lucy” Montgomery në “As the World Turns”, dhe ajo shënoi hitin e saj të parë në moshën 18-vjeçare kur luajti në “Mean Girls”.
Në një intervistë në maj me Marie Claire, Seyfried kujtoi se ishte “tronditur” nga reagimi i fansave meshkuj ndaj skenës famëkeqe ku personazhi i saj jep një raport moti duke kapur gjoksin.
“Isha si 18 vjeç. Ishte thjesht e çuditshme”, tha ajo.
“Mendoj se të qenit me të vërtetë i famshëm [i ri] duhet të jetë vërtet e frikshme”, tha Seyfried.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Në zbulim të feniminitetit”, stilistja shqiptare flet për bashkëpunimin me Calvin Klein
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Legjendat mbi humbjen ‘e çmendur’ në peshë të Maria Callas
-
Katy Perry: Nëse burri im pastron kuzhinën, unë e shpërblej me…