Siç raporton Cadena Ser, Florentino Perez pëlqen trajnerin toskan: ai duhet të mposhtë konkurrencën e Raul-it.
Real Madrid do të ndryshojë trajner në fund të sezonit: përveç surprizave të bujshme, lamtumira e Zinedine Zidane duket e sigurt. Rezultatet e trajnerit francez, në mandatin e tij të dytë, nuk janë të kënaqshme dhe Florentino Perez tashmë ka marrë vendimin e tij. Flitet që pasues i Zidane mund të jetë Massimiliano Allegri, i cili tashmë synohet edhe nga Roma për postin Fonseca. Por sipas Cadena Ser, favorit për madrilenëve mbetet legjenda e tyre Raul. Ish sulmuesi i Real, aktualisht në krye të Real Madrid Castilla, është shumë i dashur dhe i vlerësuar nga tifozët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com