Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video ku në pamje shfaqet Albin Kurti në veri të Kosovës e gjithashtu tregohen policia në komunat veriore, derisa në sfond dëgjohet zëri i Albin Kurtit duke folur për nevojën e shfaqjes së guximit.
“Ndryshimet që i duam janë të mëdha, prandaj këtyre ndryshimeve të mëdha iu nevojitet një guxim i madh, shumë guxim. Guximi para së gjithash e mbi të gjitha edhe e mundëson edhe e realizon fitoren”, thotë ai.
“Kur njerëzve ju humb shpresa, nuk duhet t’ua kthejmë shpresën, por duhet t’ua kthejmë guximin”, thuhet në deklaratën e lëshuar në video, me titra prapa.
Në një vend, videoja shfaq terroristët serbë duke ikur maleve, zhvillim që kishte ndodhur me 24 shtator kur u sulmua Banja në Zveçan, nga një grup i udhëhequr nga Milan Radojiçiç.
Në një pamje tjetër tregohen njerëz duke u larë në liqenin e Ujmanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë