Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se akuzat ‘en bloc‘ (në masë) nuk ndihmojnë fare qytetarët dhe luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave.
Sipas tij, kjo e fundit krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Euronews Albania”, duke cituar intervistën me kreun e qeverisë.
Rama theksoi se nuk mund të hidhet baltë për 99 për qind të shqiptarëve, për faktin se 1 për qind është e lidhur me botën e krimit.
“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë”, u shpreh fillimisht kryeministri.
Ai iu kundërpërgjigj deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore