Lajme

Aktivistja kubane arrestohet teksa ishte në lidhje direkte


Dina Stars, një youtube-re kubane, është arrestuar nga autoritetet kubane gjatë një emisioni “Todo Es Mentira” (Gjithçka është Gënjeshtër), që po transmetohej drejtpërdrejt.

Influencerja dhe aktivistja Dina Stars ka qenë një kritike e zëshme e qeverisë dhe po fliste për spanjollen “Cuatro TV” të martën e 13 korrikut.

Transmetimi, tregon një mik që hyn në dhomën e saj, për t’i thënë që efektivët e policisë janë jashtë.

“Policia është këtu… Më duhet të shkoj”, i tha Stars prezantueses Marta Flich.

Ajo shtoi se qeveria është përgjegjëse për çdo gjë që po i ndodhte.

Stars, 25 vjeç, ka përdorur praninë e saj në internet për të raportuar mbi protestat, duke shpërndarë më parë një video të një demonstrate në Havana dhe imazhe të kundër-protestuesve në favor të qeverisë që mbanin shkopinj.

Situata në Kubë

Mes përplasjeve, një burrë vdiq dhe më shumë se 140 janë arrestuar ose janë raportuar të zhdukur gjatë protestave kundër regjimit komunist të vendit ishullor.

Diubis Laurencio Tejeda, 36 vjeç, vdiq në një periferi të Havana-s të hënën e 12 korrikut, ndërsa protestuesit u përballën me policinë.

Ministria e Brendshme e Kubës nuk zbuloi shkakun e vdekjes, por pretendoi se ai kishte qenë pjesë e një grupi që sulmoi një strukturë shtetërore. Por dëshmitarët thonë se forcat qeveritare sulmuan protestuesit.

Media shtetërore tha se Tejeda ishte përfshirë në “trazira” në lagjen La Güinera, ku një grup thuhet se sulmoi një ndërtesë qeveritare.

Media shtetërore raportoi se disa persona pësuan lëndime, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë.

Ministria e Brendshme akuzoi protestuesit për vandalizëm, vendosjen e zjarreve dhe sulmimin e dy oficerëve të policisë dhe civilëve. Por dëshmitarët kanë thënë se policia sulmoi protestuesit paqësorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore