“Aksionet e UÇK-së po përdoren nga Millosheviç-i, UÇK grup i të frustruarish – Transkripti i Takimit të Rugovës me Departamentin e Shtetit Amerikan
Në një takim të ish-liderit politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, bashkë edhe me persona të tjerë si Bujar Bukoshi, Fehmi Agani e Veton Surroi, Rugova kishte kërkuar nga amerikanët të ndërhynë në Kosovë sa më parë, derisa kur kishte folur për UÇK-në kishte deklaruar se bëhet fjalë për një grup të frustruarish, veprimet e të cilëve po përdoren nga presidenti serb, Slobodan Millosheviç për të kryer masakra.
Takimi po zhvillohej me 2 qershor të vitit 1998.
Departamenti i Shtetit Amerikan transkriptin e atij takimi e ka de-klasifikuar me 31 tetor të vitit 2019.
Dokumenti i deklasifikuar mban kodin “C06722291” dhe është i deklasifikuar nën titullin “Kosova – takimi i sekretarit në detyrë Talbott me liderin shqiptar të Kosovës Rugova”.
Në paragrafin e katërt të dokumentit të de-klasifikuar thuhet kështu:
“Rugova e përshkroi situatën në terren si ‘shumë të rrezikshme, dhe tha se disa ‘veprime parandaluese’ janë kritike. Ai luti SHBA-të që ‘të marrin rol udhëheqës në Kosovë, ta marrin Kosovën’, në mënyrë që të parandalojnë katastrofën. Në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës tha se ka shumë grupe të frustruarish në Kosovë që aksionet e tyre po përdoren si pretekst nga Millosheviç-i për të kryer masakra. ‘Jemi të vegjël dhe s’mund të ofrojmë më shumë politika’, vazhdoi. ‘Ju lutemi që të na mbështesni për pavarësi. Ky është vullneti im dhe vullneti i popullit’”, thuhet në dokument.
Ky debat ka filluar gjatë emisionit Pressing në Televizionin 7, ku një nga udhëheqësit e UÇK-së, Xhavit Haliti, përmendi këtë takim, bashkë me gazetarin Baton Haxhiu.
Më pas pati edhe një reagim nga atëherë gazetari, tash këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Veton Surroi.
Surroi e mohoi se cfarë u deklaruar në emision është e vërtetë dhe tha se “janë krejtësisht të pavërteta”.
“Dr.Rugova, dr,Agani dhe dr.Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi”, shkroi Surroi.
Por, sic shihet nga dokumenti, Surroi ka gënjyer sërish, pasi transkripta flet krejt diçka tjetër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë