Pas aksidentit tragjik me tetë viktima ditën e djeshme në Këlcyrë, Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona si pjesë e linjës së trafikimit.
Sakaq, po punohet për identifikimin e personave të tjerë.
Po ashtu mësohet se tre prej viktimave janë identifikuar si shtetas pakistanezë teksa po punohet për identifikimin dhe të katër emigrantëve të tjerë.
Të gjithë personat që ishin në makinë ishin meshkuj – shtatë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta dhe një i ri nga Shkodra – ndërsa mjeti drejtohej nga Edison Bregaj.
Makina humbi kontrollin pasi ishte në ndjekje nga Policia, ndërsa makina përfundoi në shtratin e lumit Vjosë.
Më herët, Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me aksidentin.
Nga ngjarja e rëndë humbën jetën tetë persona, shtatë emigrantë dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.
Avokati i Popullit e quan ngjarjen një kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm.
Po ashtu ka shtuar se duhen promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.
“Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet”, ka theksuar.
Sipas Avokatit të Popullit, kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë.
“Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë”, ka shkruar në mediat sociale.
Sipas Avokatit të Popullit, adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.
“Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Për sa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore