Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka përmendur Greqinë si një nga vendet që mund ta njohë Kosovë, kjo pasi që ka thënë se raportet në mes të dy vendeve janë përfaruar shumë.
“Angazhimi është i përditshëm në këtë drejtim. Është e qartë se njohjet e reja ka vite që tregojnë se nuk mund të vijnë në valë siç kanë ardhur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, për arsye tashmë të ditura, pasi 117 vende veçse e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Ahmeti në një intervistë për “KosovaPress”.
“Ka zhvillime në një numër të vendeve, veçmas të këtyre të Bashkimit Evropian, katër prej të cilave janë edhe anëtare të NATO-s. Duhet prioritizuar këto sepse edhe synimet multilaterale janë për prioritet BE-në dhe NATO-n”, shtoi.
Sa i përket Greqisë, Ahmeti ka potencuar se me shtetin helen Kosova ka pasur zhvillim më të theksuar, “kur kemi ngritur statusin e zyrës sonë në Athinë nga një zyrë për çështje ekonomike në një zyrë për çështje të interesave për Kosovën”.
Pos kësaj, Ahmeti është shprehur optimist se në vitin 2024 do të ketë progres edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, pasi që ka pohuar se raporti i juristëve eminent të KiE-së për Kosovën ka qenë pozitiv dhe s’ka asnjë kushtëzim sa i përket dialogut me Serbinë.
Duke folur për dialogun me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ai ka akuzuar Beogradin zyrtar për moszbatim të Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars).
Ndryshe, Greqia së bashku me Sllovakinë, Rumaninë, Qipron dhe Spanjën janë pesëshja e mosnjohëse e pavarësisë së Kosovës, e të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë