Kosova

Afër 30 mijë për qentë endacakë në Ferizaj, por objekti akoma jo funksional – duhen para akoma


Afër 30 mijë euro janë shpenzuar nga komuna e Ferizajt për ndërtimin e qendrës së përkohshme për trajtimin e qenve endacakë.

Nga niveli lokal thanë se kjo strehë e përkohshme e qenve të braktisur, nuk është funksionalizuar shkaku ndryshimit të udhëzimit administrativ, i cili është nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkaq nga organizata joqeveritare “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, thanë se shumë komuna janë penalizuar shkaku i këtij ndryshimi.

Ata theksuan se këshillat e tyre nuk janë marr parasysh në kohën kur është draftuar udhëzimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore