Stil

Adele blen rezidencën e katërt në Beverly Hills – kësaj radhe pronën e Sylvester Stallone


Ikona e muzikës pop, Adele, tashmë është në fazën e blerjes të rezidencës së aktorit amerikan, Sylvester Stallone në Beverly Hills.

Rezidenca e aktorit të famshëm amerikan posedon gjithsej tetë dhoma gjumi dhe vlera e saj fillestare ishte jo më pak se 110 milionë dollarë, bazuar në një raport të muajit janar të vitit të kaluar.

Rezidenca e re e Adele.

Por, Stallone thuhet ta ketë zbritur çmimin pasi që thuhet se Adele kishte këmbëngulur se nuk do të paguante asnjë shumë më të madhe që e tejkalon shifrën prej 58 milionë dollarësh.

Hyrja për në rezidencën e re të Adele.

Shtëpia i takon arkitekturës bashkëkohore mesdhetare, teksa përmban edhe një oborr të madh me dyer të harkuara të mëdha që lejojnë hyrjen në shtëpi.

Me një dhomë shfaqjeje, dhomë puro dhe bar me porosi, vendbanimi është i përsosur për argëtim.

Shtëpia e re e këngëtares së “Easy on Me” përmban një shtëpi pritjeje dykatëshe të projektuar nga arkitekti me renome botërore, Richard Landry, ndëra e njëjta shënon pronën e katërt të sajën që ajo e blen në Beverly Hills.

Rezidenca e re e Adele.

Të famshëm Adele do t’i ketë edhe fqinjët, përfshirë Eddie Murphyn e Denzel Washington, Justin Bieber, Magic Johnson e Mark Wahlberg.

Megjithatë, prona e Stallone ka disa pajisje të dukshme që u mungojnë shumë shtëpive të tjera të Beverly Park.

Është një nga pronat më private në komunitet, e sekretuar në fund të një rruge “të fshehur” dhe në një rrugë jashtëzakonisht të gjatë me porta, larg shtëpive fqinje.

Rezidenca e re e Adele.

Është gjithashtu një nga pronat e pakta lokale me një pishinë pafundësie me pamje nga pamjet spektakolare të qytetit, veçori që sigurisht ia shtojnë vlerën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore