Mesfushori i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara për meshkuj dhe i Leeds United, Tyler Adams, është në radarin e Manchester United, sipas Football Insider.
Skuadra e Elland Road thuhet se nuk ka “nuk ka shanse” për të mbajtur 24-vjeçarin nëse pësojnë rënie në Championship të dielën, me klube të shumta në Premier League si dhe në Evropë që tashmë e kanë kontrolluar atë.
Marrëveshja e Adams me Leeds zgjat deri në vitin 2027 pas mbërritjes së tij verën e kaluar nga RB Leipzig për një tarifë të raportuar prej 20 milionë funte, përfshirë shtesat.
Raporti thekson se Adams, i cili ka munguar dy muajt e fundit për shkak të një dëmtimi, mund të sigurojë largimin për rreth 35 milionë funte.
Manchester United po punon me një buxhet prej 100-150 milionë funte, i cili do të plotësohet me fondet e mbledhura nga largimet. Ndër fushat që skuadra e Erik ten Hag do të kërkojë të përforcojë do të jetë pozicioni i mesfushës.
Tyler bëri 24 starte në Premier League për Leeds këtë sezon dhe shërbeu si kapiten i USMNT në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael