Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, aset kombëtar e ka cilësuar futbollistin kosovar, Edon Zhegrova, pas përjashtimit të 25-vjeçairt nga grumbullimi për ndeshjet e shtatorit për shkak të shkeljes së rregullores.
“E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim. Në Francë madje edhe e raportonte menynë. Pas çdo takimi përfundonte në palestër. Mbi të gjitha ai është i sjellshëm”.
Zhegrova, Aro Muriç e Florent Muslija, janë larguar për shkelje të rregullores, por nuk janë dhënë detaje specifike nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa mediat në vend kanë raportuar se vendimi është marrë pas dyshimeve se ata kanë qëndruar në një klub nate në Prishtinë.
Abdixhiku ka theksuar se Zhegrova është zgjedhur në mesin e tre futbollistëve më të mirë në Francë, ndërsa këtë vit e ka kualifikuar skuadrën franceze “Lille” në Ligën e Kampionëve: “Në çdo paraqitje të tij ai lartëson Kosovën, manifeston tregimin e bukur të Kosovës! Pra është aset kombëtar!”.
“Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi. Sepse i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë! Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!”, shtoi ndër të tjera Abdixhiku.
Kosova të premten e 6 shtatorit u mposht 3:0 nga Rumania në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në kuadër të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve do ta zhvillojë të hënën (nesër, 9 shtator) në udhëtim ndaj Qipros.
Zhegrova reagon pas “përjashtimit” nga kombëtarja e Kosovës: Do të flas në fushë… së shpejti
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë