Abdixhiku: Për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, terri i përfundimit populist do jetë i padenjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar në “Facebook” për krizën në kombinatin metalurgjik, duke kritikuar veçanërisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen e rënduar të minatorëve, të cilët kanë hyrë në ditën e 27-të të grevës për shkak të mosekzekutimit të pagave dhe shujtave ushqimore që nga muaji qershor.
Ai ka njoftuar se të hënën ka qëndruar në Trepçë, derisa ka treguar edhe arsyen përse nuk ka reaguar më herët për krizën në ndërmarrje: “Kam hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre”.
“Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë. Prandaj sot qëndrova me ta. Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty!”.
Abidxhiku ka paralajmëruar ndër të tjera “fund të pandenjë” për kreun e Qeverisë së Kosovës: “Dhe për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, aty ku këta burra plakin një të tretën e jetës, terri i përfundimit popullist do të jetë i padenjë. Sepse Kosova është më e fortë se kaq. Populli i Kosovës është më i mençur se çfarë popullistët ndarës e përçarës kanë në mend”.
“Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të pritojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat”, ka shtuar kreu i partisë më të vjetër parlamentare.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar javën e kaluar në një deklaratë se përkrahja financiare për ndërmarrjen Trepça varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do rifillojë rritja e prodhimit, derisa minatorët e kombinatit metalurgjik që disa javë kanë refuzuar të dalin në vendin e punës për shkak të mosekzekutimit të pagave dhe shujtave ushqimore që nga muaji qershor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë