Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka premtuar rritje të pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.
Përmes njoftimit për media nga AAK-ja ka thënë se sistemi arsimor i Kosovës, e determinojnë një reformë thelbësore të këtij sektori.
“Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së, rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%, përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore, trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës”.
“Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre; Tekste falas për arsimin para universitar, arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta, rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë”, është thënë nga AAK-ja.
Në kuadër të kësaj nga kjo parti është thënë se do të organizohen edhe trajnime për mësimdhënësit falas.
“Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit. Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit, certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake”.
“Rritje të sigurisë në shkolla, mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut”.
Më 18 qershor, grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së ka propozuar që paga mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro, ndërsa paga minimale 450 euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë