Bashkim Ramosaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës.
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në komunën e Deçanit.
Bashkim Ramosaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka fituar me 9 mijë e 468 vota apo 65,17 për qind.
Në këtë komunë nuk ka pasur befasi nga këto zgjedhje, pasi kandidati i AAK-së ka fituar bindshëm pa balotazh.
Në vendin e dytë ka qenë Hyrije Dobrunaj me 2 mijë e 470 vota apo 18.86% të votave.
Kandidati i VV-së, Orges Tafilaj, ka marrë 1 mijë e 727 vota apo 11.89%.
Partia AAK prin me këtë komunë në të gjithë historinë e zgjedhjeve lokale të pasluftës. Për Bashkim Ramosaj, ky është mandati i dytë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com