Njerëzit e lidhin Instagram-in me platformën ku përdoruesit shkojnë për të parë se çfarë po bëjnë miqtë dhe familja ose thjesht të njohurit.
Dikur ishte një vend për fotografitë e ushqimit, udhëtimet, ndoshta videot e shkurtra.
Tani është bërë një vend ku njerëzit postojnë meme dhe pamje të tweet-eve.
Ashtu si Facebook-u, furnizimi i përdoruesve në Instagram ishte i mbushur kryesisht me njerëz që njiheshin ose influencues që ishin përzgjedhur për t’u ndjekur.
Por gjithçka ka ndryshuar.
Duket se Instagram-i po përpiqet të jetë si TikTok-u.
Ndoshta është për shkak të faktit se kompania ka vërejtur një ndryshim demografik në aplikacion. Të rinjtë po i shmangen platformës për TikTok-un.
Kështu, Instagram-i dëshiron të marrë një pjesë të kësaj pjese.
Rezultati është se njerëzit po marrin më shumë video në burimet e tyre në Instagram, të cilat shfaqen ngjashëm si në TikTok. Po ashtu ata po shohin “postime të sugjeruara”.
Këto të fundit funksionojnë përmes një algoritmi të stilit TikTok që sjell postime të rastësishme nga njerëz që nuk ndiqen nga përdoruesi.
Aplikacioni do të nisë gjithashtu një veçori të stilit “remix” për videot që do të jenë si tipari “duet” i TikTok-ut, i cili i lejon njerëzit të bëjnë video krah për krah me videon origjinale.
Por përdoruesit kanë nisur të shprehin kënaqësinë për këto ndryshime të ndërmarra nga aplikacioni. Dhe nuk dihet nëse këto ndryshime do të zgjasin në kohë.
Ndonjëherë kur kompanitë bëjnë një ndryshim të papëlqyeshëm, e kthejnë mbrapsht atë.
Por të gjitha këto kompani përgjithësisht kujdesen për angazhimin.
Kështu që, nëse ndryshimet do të rrisin kohën që njerëzit kalojnë në të vërtetë në aplikacion, vështirë që Instagram-i të tërhiqet.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com