Në nivelin fizik, stresi është një proces fiziologjik me anë të të cilit trupi ynë i përgjigjet një kërcënimi ose një rreziku. Kur truri ynë vlerëson disa rrethana kërcënuese, në kuptimin fizik ose psikologjik, ai ngre të gjitha kapacitetet e tij në maksimum me një rritje të vigjilencës dhe vëmendjes,
Megjithatë, ekziston një kufi kur stresi nuk kontribuon më në funksionimin efikas, por gradualisht fillon të prishë ekuilibrin psikofizik të një personi.
Edhe pse stresi është përmendur prej shumë vitesh, disa gjëra rreth tij ende nuk janë plotësisht të qarta për shumë njerëz.
Nëse e injoron, do të zhduket
Është e zakonshme që njerëzit të luajnë kartën “nëse pretendoj se nuk ekziston, problemi do të largohet”, thotë psikologja, Jessica Rohlfing Pryor.
Kjo mënyrë e të menduarit do t’ju shtyjë në grupin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, problemeve me infertilitetin, gjumin, humorin dhe problemet gastroenterologjike.
Pra, pasojat e stresit do t’ju kapin edhe nëse i injoroni ato.
Vullneti mund të kapërcej stresin
Ju ndoshta keni dëgjuar se si të relaksoheni, të përqendroheni dhe të mos bëni shumë drama në lidhje me stresin. Por stresi nuk është diçka që thjesht mund ta kaloni, të paktën kështu thotë psikologu John Mayer.
“Nëse duam të jetojmë pa stres, duhet të zhvillojmë mjetet e nevojshme për t’i përballur me situatat e jetës”, ka thënë mes tjerash ai.
Stresi është vetëm në kokën tuaj
Stresi gjithashtu lidhet me shëndetin mendor në dy mënyra të rëndësishme – mund të përkeqësojë shëndetin mendor ose mund të shkaktohet nga një problem psikologjik, siç është ankthi.
Mund të ndikojë edhe në shëndetin fizik.
“Është e lidhur me gjendjet që nuk do t’i mendonit, si dhimbja e fytit, tringëllima në vesh, marramendja, dhimbja e muskujve, si dhe sëmundjet kardiovaskulare”, thotë Mayer.
Stresi nuk do të ndikojë në zhvillimin e mendimeve negative
Ndërsa stresi nuk është një sëmundje për një psikiatër, ai mund të çojë në mendime paranojake të njerëzit që kanë një predispozitë për të zhvilluar sëmundje mendore, shpjegon Mayer.
Stresi nuk i prek të gjithë njëlloj
Ashtu si të gjitha ndryshimet që lidhen me shëndetin mendor, nuk ka “një madhësi” që i përshtatet të gjithëve.
“Stresi është një fenomen i çuditshëm, ndaj ka manifestime të ndryshme psikologjike të problemit”, thotë Mayer.
Ajo që shkakton stres për ju nuk shqetëson domosdoshmërish një person tjetër. Disa njerëz reagojnë emocionalisht, kurse disa të tjerë përmes problemeve fizike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com