Aplikacione

A është “më i zgjuar” Gemini i Google apo ChatGPT i OpenAI


Më 6 dhjetor, Google prezantoi modelin e tij të ri të Inteligjencës Artificiale (Al), Geminit, duke thënë se ai është më i avancuar se ChatGPT-4 nga OpenAI.

Gemini vjen në tre versione: Ultra, Pro, dhe Nano.

Edhe pse thuhet se ka me shumë kapacitete në matematikë të avancuar dhe kodim të specializuar se GPT-4, pretendimet për epërsinë e tij janë kritikuar.

Shumë prej përdoruesve të të dy modeleve kanë ndarë përvojat e tyre në platformën X, duke bërë me dije se ndihen të “mashtruar” nga Google.

Ane Moss, një përdoruese e rregullt e AI, ka shprehur zhgënjim dhe ka thënë se mbetet besnike ndaj GPT-4.

Megjithatë, Google ka planifikuar shpërndarjen më të gjerë të Geminit për publikun në fillim të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore