“Në ditët e fundit ne kemi goditur Hezbollahun me një seri sulmesh që ai kurrë nuk i imagjinonte. Nëse Hezbollahu nuk e ka kuptuat mesazhin, ju premtoj se do ta bëjë”.
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video deklaratë.
“Ne jemi të vendosur që banorët e zhvendosur të veriut të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.
Netanyahu tha se “asnjë vend nuk mund të tolerojë raketa” mbi banorët dhe qytetet e tij.
Kryeministri izraelit premtoi se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për të rivendosur sigurinë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com