Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin.
Ai u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Gjithashtu Allës nuk i lejohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike.
Ai favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com