Hoti: Reformat fiskale janë dështim tjetër i qeverisë, për 4 vjet s’është ndërmarrë asnjë esenciale
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se reformat fiskale janë dështimi tjetër i qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se asnjë reformë esenciale nuk është ndërmarrë për 4 vjet, derisa ka renditur disa nga reformat fiskale të munguara.
“Rimbursimi i Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) duhet të jetë automatik kurdo që biznesi kërkon. Bizneset tanimë kanë krijuar historik tatimor në ATK dhe Doganë. Nuk ka më arsye që shteti të mbajë miliona euro të bizneseve në emër të TVSH-së”, është njëra prej tyre që ka evidentuar ish-kryeministri.
Tjetra, sipas tij është, mbledhja e TVSH-së që do të duhej të mblidhej brenda vendit.
“Kjo reformë mbeti përgjysmë që në kohën e Qeverisë Mustafa, kur u punua koncept dokumenti për bashkimin e ATK-së dhe Doganës. Formalizimi i vazhdueshëm i ekonomisë dhe krijimi i historikut tatimor të bizneseve, krahas ndërlidhjes së të gjitha platformave elektronike lidhur me tatimet, kadastrin, hipotekat dhe kreditë bankare, kanë krijuar parakushtet për kalim të mbledhjes së TVSH-së brenda bendit pasi të shiten mallrat”, shtoi.
Kjo reformë, në vlerësimin e ish-ministrit të Financave, “do të ishte lehtësim i madh për biznese”.
“Sigurisht se këto dy reforma të mëdha nuk mund të bëhen në këtë mandat qeverisës. I mbetet qeverisë së ardhshme”, potencoi.
Këto lloj reformash, ironizoi Hoti, “janë shumë komplekse për ‘reformatorët e tatimit në paga prej 6.8 euro’”.
Ndryshe, njohësit e çështjeve ekonomike, por edhe opozita vazhdimisht e kanë kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me politikat ekonomike, posaçërisht sa i përket mungesës së investimeve kapitale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë