Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të premten, ka takuar komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris, ku me ç’rast kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, Vuçiç, ka njoftuar se gjatë takimit ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e sigurisë së serbëve në Kosovë.
Vuçiç, siç ka njoftuar vetë ai, ka kërkuar nga Harris një mbështetje më të fuqishme të SHBA-ve për mbrojtjen e serbëve dhe sigurimin e të drejtave të tyre në Kosovë
Ndër të tjera Vuçiç ka njoftuar se në takim me Harris janë diskutuar edhe marrëdhëniet Serbi-SHBA dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
“Theksova se vendi ynë është i vendosur të forcojë marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në nivel ekonomik, me qëllim vendosjen e partneritetit strategjik në fusha me interes të përbashkët”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com