Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin polak “Gazetaprawna”, ka thënë se Serbisë nuk i vjen keq për krimet kryera në Kosovë, teksa ka theksuar se Beogradi “vallëzon” nën melodinë e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Beogradit nuk i vjen keq për krimet e luftës, por krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit. Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviçit”, tha Osmani.
Presidentja kosovare ka folur edhe ushtarët polakë të KFOR-it që janë në Kosovë, duke theksuar se e ndihmojnë Kosovën që të ruaj kufirin kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila e vazhdon agresionin e saj ndaj fqinjëve.
“Që nga viti 1999, mijëra ushtarë polakë kanë shërbyer në Kosovë, kryesisht në qytetin tim të lindjes në Mitrovicë. Mirënjohja jonë është e madhe, këta ushtarë, së bashku me të tjerë të NATO-s, kanë kontribuar për ta bërë Kosovën një vend të sigurt”, shtoi.
“Aktualisht, rreth 250 ushtarë polakë shërbejnë në Kosovë, ata na ndihmojnë të mbrojmë kufijtë tanë kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila vazhdon agresionin kundër fqinjëve të saj edhe 25 vjet pas luftës”.
Në fillim të këtij muaji, Osmani ka qëndruar për vizitë në Poloni ku ka marrë pjesë në Samitin Global “Vital Voices Summit”, ku ka qenë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”.
“Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë