Banka e Anglisë (BoE) ka mbajtur normat e interesit në 5 për qind pasi inflacioni mbeti i qëndrueshëm në gusht, por tregoi se mund të ulë sërish kostot e huamarrjes që në nëntor.
Kështu bëjnë të ditur gazetat britanike “Financial Times” dhe “The Guardian”.
Vendimi tetë me një i Komitetit të Politikës Monetare të enjten erdhi pas uljes së kostove të huamarrjes me një çerek pikë në mbledhjen e tij muajin e kaluar.
BoE-ja shtoi se do të merrte një qasje “graduale” ndaj politikave liruese, duke supozuar se nuk ka ndryshime materiale në ekonomi.
Sterlina zgjeroi fitimet dhe u rrit me 0.8 për qind në 1.3312 dollarë pas njoftimit të BoE-së.
Guvernatori i bankës, Andrew Bailey, deklaroi se presionet inflacioniste po lehtësoheshin dhe se ekonomia po evoluonte “gjerësisht siç prisnim”.
“Nëse kjo vazhdon, ne duhet të jemi në gjendje të ulim normat gradualisht me kalimin e kohës”, tha ai. “Por është jetike që inflacioni të qëndrojë i ulët, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e ulim shumë shpejt ose më shumë seç duhet”.
Vendimi i BoE-s erdhi një ditë pasi Rezerva Federale e SHBA-ve uli normat me gjysmë pikë dhe një javë pasi BQE-ja bëri reduktimin e dytë tremujor të vitit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parashikimi i motit, 23 shtator 2024
-
Lideri me prirje të majtë fiton zgjedhjet në Sri Lanka, në ndryshimin e paradigmës politike
-
Votuesit zviceranë refuzojnë propozimin e biodiversitetit, si goditje ndaj aktivistëve
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor