Gjykata Speciale

Halim Berisha, dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë


Halim Berisha

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halim Berisha, është dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorisë Speciale në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai fillimisht ishte planifikuar të dëshmojë me masa mbrojtëse, por me kërkesë të tij i janë hequr masat mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se Berisha ishte intervistuar si i dyshuar në janar të vitit 2020.

Berisha është dëshmitari  i 87-ti në këtë proces. Dëshmia e tij do të zgjas përafërsisht një ditë.

Sipas gjyqtarit Charles Smith III, pyetjet e ZPS-së parashikohet që të zgjasin një orë, kurse ekipet e mbrojtjes dy orë për kundërpyetjet e tyre.

Berisha kishte dëshmuar edhe në rastin e Salih Mustafës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore