Kosova

Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete të tjera në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Kështu të paktën ka bërë të ditur Zyra e Presidentes.

Përgjatë kësaj vizite, Osmani, siç thuhet në komunikatë, do të zhvillojë takime me homologët e saj, ku do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë”.

Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Osmani pritet të takojë edhe mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore