Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të çelë zyrtarisht sezonin e ri artistik, nën tingujt e dy prej gjigantëve të kompozimit botëror, siç janë Beethoven dhe Mozart.
TFantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it do të inaugurojnë çeljen e një sezoni të paralajmëruar si të larmishëm nga vetë Opera, me shfaqje javore për publikun kryeqytetas e më gjerë.
Dy kryeveprat e muzikës klasike nga dy kompozitorët me ndikim të jashtëzakonshëm në artin klasik do të përshëndesin publikun shqiptar në këtë fillim sezoni, me nisje më 14 shtator.
Choral Fantasy njihet si një ndër kompozimet më të bukura të Beethoven, që i ka paraprirë Simfonisë no.9. Ndërsa Requiem-i i Mozart-it, kompozimi i tij i fundit, na fut në një tjetër mister të radhës.
Me pjesëmarrjen e virtuozit në piano, Ivo Gjika, solistëve, korit dhe orkestrës së TKOB-së, nën dirigjimin e maestros fort të dashur për publikun, Jacopo Sipari di Pescasseroli, Opera hap kështu dyert në fundjavën e dytë të shtatorit dhe me to, edhe një horizont të ri artitik për audiencën.
Teksa, ditë më parë, një “gosti” artistike të vërtetë, si një surprizë e këndshme përpara ngritjes së siparit të skenës, patën fatin ta shijojnë kalimtarë të shumtë në Sheshin Skënderbej, kur papritur artistët e Operas u shfaqën në improvizim me copëza të ndryshme, si një lajmërim i ethshëm për nevojën e ngazëllimit dhe gëzimit që arti sjell te publiku.
View this post on Instagram
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore