Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), ka kryer stërvitje të premten në Komunën e Pejës, ku ka testuar procedurat e sigurisë së helikopterit për ngarkime në raste emergjence.
Lajmin e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media, ku është thënë se ushtrime të tilla tregojnë për vendosmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë.
“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operative të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.
Më 4 shtator, forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-së, KFOR, kishin sqaruar se rritja e numrit të pjesëtarëve të saj ka ndodhur për shkak të disa trajnimeve periodike që janë duke kryer tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.
KFOR-i përmes një përgjigje për Albanian Post tha se kjo po bëhet për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale.
“Forcat dhe mjetet e shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të cilat u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë, janë të përkohshme dhe pjesë e një trajnimi periodic”, ka thënë KFOR-i për AP.
Të njëjtit kanë thënë se janë duke e monitoruar situatën e sigurisë në Veri të Kosovës dhe mbesin vigjilent.
KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë