Film

“Joker: folie à deux”, i errët dhe magjepsës


Pesë vjet pas aktit të parë të “Joker-it”, i cili ishte fituesi surprizë i “Luanit të Artë” në vitin 2019, fansat mund të tronditen nga vazhdimi filmik i titulluar “Joker: folie à deux”.

Filmi që u shfaq në Festivalin e 81-të Ndërkombëtar të Filmit në Venezia, është krejtësisht ndryshe dhe në një farë mënyre huazon vetëm protagonistin Arthur Fleck nga ai i mëparshmi, sërish i luajtur me mjeshtëri nga Joaquin Phoenix.

Për pjesën tjetër, stili është pothuajse i kundërt dhe pjesa më e madhe e ndryshimit qëndron në shpatullat e holla por të pathyeshme të Lady Gaga-s, e cila merr përsipër ekskluzivitetin dhe e shndërron atë (pothuajse) në një musical (film në të cilin këndimi dhe vallëzimi luajnë një rol thelbësor ed.).

Fabula me dy fjalë: Arthur Fleck është në burg ndërkohë që po zhvillohet gjyqi i tij.

Avokati i tij dëshiron ta kalojë atë si të sëmurë mendor, por Fleck nuk është dakord sepse ndërkohë ka takuar dashurinë.

Emri i saj është Harlin, Lee për miqtë e saj: një mitomane e çmendur që ka rënë në dashuri me Joker-in dhe nuk dëshiron të dijë për Arthur-in e vërtetë dhe vuajtjet e tij.

Për një kohë të gjatë “Folie à deux” është një film procedural, i cili megjithatë çon në ëndrra dhe digresione në të cilat Arthur dhe Lee këndojnë dhe kërcejnë sikur të ishin në Broadway.

Bëhet fjalë për këngë të papublikuara dhe klasike të përshtatura me mjeshtëri me zërin e ngjirur të Phoenix (i cili vite më parë, kujtojmë, këndoi në filmin biografik kushtuar Johnny Cash) dhe atë kumbues të Lady Gaga-s.

Një citim fillestar, nga emisioni i mrekullueshëm i “Variety Show” me Fred Astaire, na kujton se gjithçka që ndodh në botë është dëfryese.

Por fillimi i vërtetë i filmit, në të cilin Joker lufton stilin Jung-ian me hijen e tij, është një film vizatimor i stilit “Looney Tunes” dhe dhuna shpërthen shpesh në sekuencat e burgut (me një referencë të qartë të fjalëve të famshme, “Unë nuk mund të marr frymë” – shqiptuar nga Eric Garner para se të vritej nga një polic) rasti nga i cili lindi fushata “Black Lives Matter”.

Gjithçka ndodh gjithmonë në një qytet të quajtur Gotham, i vetmi referencë për botën e comics.

“Joker: folie à deux” është një film që ruan errësirën dhe referencat sociale të aktit të parë, por në vend që të frymëzohet nga një film i vetëm (i pari ishte në thelb një xhirim i parrëfyer i “Mbret për një Natë” nga Martin Scorsese) ai përzien 7-8 zhanresh të ndryshme aktorësh të Hollivudit për të krijuar një musical anormal dhe që nuk i mungon sharmi.

Gjithashtu sepse Lady Gaga, duam apo s’duam, është një fenomen.

Ky rishikim për “La Repubblica” është marrë dhe përshtatur nga kinematografi Alberto Crespi për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore