Çdo çift ka sekretet e veta.
Edhe më të famshmit.
Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe partneri i saj, aktori Orlando Bloom (performues në filma të suksesshëm si The Lord of the Rings) janë bashkë që nga viti 2019.
Dhe kur ai i përkushtohet punëve të shtëpisë, për shembull pastrimi i kuzhinës pas drekës, ajo e shpërblen me kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Ajo e tha vetë këtë në podcast-in “Call Her Daddy”, të drejtuar nga Alex Cooper:
“Nëse kontrolloj kuzhinën dhe është e pastër, nëse ka larë enët dhe ka mbyllur të gjitha sirtarët, atëherë më mirë të jeni gati për të kryer marrëdhënie seksuale”, ka thënë ylli i pop-it duke përdorur epitete mjaft shumëngjyrëshe.
Ajo ka shtuar më pas se “kjo është gjuha ime e dashurisë”.
“Nuk kam nevojë për një Ferrari të kuq! Unë mund ta blej vetë. Thjesht laj enët e pista. Është kaq e lehtë”.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për meshkujt narcistë, duke shpjeguar se nuk tërhiqet më nga ata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Në zbulim të feniminitetit”, stilistja shqiptare flet për bashkëpunimin me Calvin Klein
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Legjendat mbi humbjen ‘e çmendur’ në peshë të Maria Callas
-
Katy Perry: Nëse burri im pastron kuzhinën, unë e shpërblej me…