Kampionate

‘Nga Moska në Xhedah’, Mitaj zyrtarizohet te Al-Ittihad


Mario Mitaj

Mario Mitaj, talenti i Kombëtares së Shqipërisë, është zyrtarizuar te skuadra saudite e Al-Ittihad-it.

Mbrojtësi i majtë është huazuar nga skuadra moskovite e Lokomotivës, për një shifër që thuhet se shkon në 1.2 milionë dollarë.

“Nga Moska në Xhedah, Mario Mitaj është me Al-Ittihad”, shkruan klubi saudit në X, dikur Twitter.

Al-Ittihad do të ketë të drejtën për të blerë përfundimisht Mitajn në fund të sezonit për 5 milionë dollarë të tjerë.

Vetë Mitaj pritet të përfitojë një pagë prej 3 milionë dollarësh në sezon në Ligen Saudite.

Ka qene skuadra saudite, Al-Ittihad ajo qe ka zyrtarizuar afrimin e Mitajn duke shperndare dy video ne mediat sociale.

Kujtojmë se Al-Ittihad ka në përberje disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit në dekadën e fundit si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore