Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës.
Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit”.
“Nga gërmimet kemi kuptuar që vendbanimi ka filluar që në periudhën e hekurit, përafërsisht rreth shekullit të VIII p.e.s dhe është përdorur në vazhdimësi deri në periudhën qytetare ilire. Kemi struktura të ndryshme, një e tillë është siti katër këndorë e cila mund të jetë një kullë e periudhës qytetare ilire pasi pozicioni ku është vendosur sitit është një pozicion dominues në peizazh”, u shpreh Rovena Kurti Ruka, Bashkëdrejtuese e projektit.
“Sivjet kemi zbuluar një mur rrethues i cili rrethon tarracën e sipërme të sitit. Kemi të bëjmë me një sit më kompleks se sa kemi menduar në fillim”.
Kërkimet kanë zbuluar gjurmë arkitekturore të periudhave të ndryshme, tregues të banimit të vazhdueshëm në këtë vend gjatë periudhës së hekurit dhe asaj qytetare ilire, rreth 2800 vjet më parë.
“Këto zbulime të reja dhe kërkimet në të ardhmen do na japin të dhëna më të rëndësishme mbi vendbanimin gjatë periudhës së prehistorisë së vonë”, tha Ruka.
Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore