Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi i cili deklaroi në konferencë se tri media patën “rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”, për rastin e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
Sipas AGK-së, kjo është deklaratë “e papërgjegjshme” dhe “e rrezikshme” e Kurteshit.
“Deklarata të tilla vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme. Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje”.
“Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet ekzekutiv, Sami Kurteshi, pa asnjë provë ka akuzuar institucionet kosovare, përfshirë policinë dhe Agjencinë Kosovare të Intelegjencës (AKI), duke thënë se ata kanë qenë të përfshirë në “inskenim” të rastit.
Gjithashtu, ai ka akuzuar edhe prokurorinë për “zvarritje” të rastit, duke theksuar se pesë prokurorë që janë marrë me zbardhjen e rastit Dehari kanë qenë në prag të pensionimit.
“Urdhri ‘për vrasje’ ka qenë politik nga maja e shtetit, fatkeqësisht në atë kohë nga presidenti i vendit dhe kryekuvendari që edhe në mjete të informimit kanë pranuar se është vrasje rasti i Deharit dhe ata kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejt për veglat e tyre në prokurori, gjykatë, AKI e polici, për ta inskenuar rastin”, ka deklaruar Kurteshi të hënën në konferencë.
“Nuk mund të fshihet një krim i vrasjes duke shkuar në pension dhe duke i lënë punët në gjysmë… strategjia e prokurorisë: zvarritja e rastit, bartja e rastit te prokurorët parapensionistë që dorëzojnë stafetën e krimit nga njëri tek tjetri – rasti nuk mund të zvarritet në përjetësi, do të zbardhet”, ka shtuar ai.
Aktivisti i LVV-së ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë