Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll e ka mposhtur Serbinë me rezultat 95-91 në kuadër të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer, Steph Curry i cili shënoi 36 pikë, derisa skuadra e ShBA-së do të përballet në finale me Francën e cila e mposhti Gjermaninë.
Po ashtu, kontribut në këtë fitore ka dhënë edhe LeBron James i cili ka shënuar 16 pikë.
Ballafaqimi mes ShBA-së dhe Francës do të zhvillohet më 10 gusht me fillim nga ora 21:30.
Këto dy kombëtare do të përballen për herë të 13-të, derisa 12 prej tyre i ka fituar ShBA-ja, ndërsa vetëm një Franca.
Amerikanët synojnë medaljen e tyre të pestë të artë radhazi, ndërsa Franca kërkon të fitojë medaljen e artë për herë të parë ndonjëherë.
Ndërkaq Serbia do të luaj me Gjermaninë, teksa dy kombëtarët që u eliminuan në gjysmëfinale, do të provojnë ta fitojnë medaljen e bronztë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com