Lëvizja Vetëvendosje vazhdon punësimin e anëtarëve të partisë – përmes konkursit të kundërligjshëm, rehatohet militantja në Bibliotekë Kombëtare
Punësimi i fundit partiak ka ndodhur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku është punësuar anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Diellza Geci-Bardiqi, aktiviste e kësaj partie për një kohë të gjatë.
Ajo është punësuar si “zyrtare për IT”, në një konkurs që ka shkelur rregulloren Rregulloren (QRK) nr. 06/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, pasi këtë konkurs, “Zyrtar i IT-së për dokumentim (dy vende pune)”, Biblioteka Kombëtare e Kosovës nuk e ka shpallur në bazë të kësaj rregulloreje.
Për këtë pozitë, sipas koeficientit të pagës që është në konkurs, “profesional 2”, duhet diplomë universitare dhe përvojë pune nga fusha e IT-së.
Në faqet 30-32 të kësaj rregullore shkruhet: “IV. Kërkesat e përgjithshme formale: a) Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelit të pestë të KKK për fushën e TIK. b) Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase. c) Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës”.
Ndërsa Biblioteka Kombëtare konkursin e ka shpallur në kundërshtim me Rregulloren (QRK) nr. 06/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil. Konkursin e ka shpallur me kërkesë vetëm të: ‘Diplomës së shkollës së mesme ose diplomë e shkollës profesionale ose të ngjashme’.
Duke favorizuar dy kandidatët fitues, Dalif Saitin, i cili punon që disa vjet në Bibliotekën Kombëtare në një departament tjetër dhe ka të përfunduar shkollimin e mesëm dhe aktivisten e Vetëvendosjes, Diellza Geci-Bardiqi.
Anëtare për përzgjedhjen e kandidatëve për këtë pozitë ka qenë sinjalizuesja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për MKRS, Blerina Vehapi, e cila do të duhej ta raportonte këtë rast në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ta ndalonte zhvillimin e këtij konkursi të kundërligjshëm.
Një tjetër anëtare e komisionit për vlerësimin e kandidatëve, edhe pse ka qenë në pushim vjetor të lehonisë, ka ardhur për ta zhvilluar këtë procedurë të konkursit, që është në kundërshtim me ligjin.
Për këto dy pozita kanë aplikuar 24 kandidatë.
Një prej tyre, Hizri Begolli, ka bërë ankesë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, së cilës i ka ofruar dëshmi të përvojës së punës dhe shkollimit, por ankesa e tij është hedhur poshtë nga anëtarët e komisionit për ankesa.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë