Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se është rritur numri i lindjeve të parakohshme për këtë arsye sipas këtij institucioni edhe ka mungesë të ilaçit kryesor për trajtimin e problemeve të foshnjave premtuare, ashtu siç raportoi Albanian Post më 27 korrik.
Por, është sqaruar se aktualisht është duke u përdorur një terapi tjetër si “alternativë” për ta zëvendësuar mungesën e tij.
ShSKUK-ja, përmes një komunikate për media ka thënë se të dy medikamentet që përdoren për të trajtuar problemet që kanë foshnjat që lindin para kohe ishin siguruar, por që të njëjtat janë shpenzuar.
“Ne disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative”.
“Vlen ta theksojmë, se ShSKUK, ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, Ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvëndësuar si alternativë me Ampulën Aminophylinë”, thuhet në komunikatë për media.
Nga ShSKUK-ja është thënë se 1 janari deri në muajin korrik janë trajtuar 430 foshnje, e që në krahasim me vitet e kaluar i bie që është shënuar rritje.
“Këto foshnja janë trajtuar për Asfiksioni Perinatal,( mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet( lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjik, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme”.
“Raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve. Foshnje të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatzënisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që trajtuar me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë”.
“Ndërsa foshnje të lindura prej javës 34 deri ne 36, të shtatzënisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnje kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose Ampula Aminophylinë”, sqarohet në njoftim.
Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktualisht është pa njërin ndër ilaçet kryesore që përdoret për të trajtuar problemet me mushkëri që kanë foshnjat që lindin para kohe – e që trajtimi përmes saj duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e një mjeku.
“Caffeine Citrate Oral Solution IP CAFWELL 20”, është ilaçi përmes së cilit stimulohet sistemi nervor qendror dhe ndihmohet përmirësimi i modeleve të frymëmarrjes ajo përmirëson po ashtu edhe funksionin e diafragmës, muskulit kryesor të përfshirë në frymëmarrje.
Albanian Post kishte dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), për t’u informuar se përse ka mungesë të këtij ilaçi kaq të rëndësishëm për repartin e Neonatologjisë.
ShSKUK-ja pyetjet i ka përcjellur tek shefja e sektorit të furnizimit me barna dhe materiale hargjuese-medicinale në QKUK, Dardane Mehaj, e cila përmes një përgjigje me shkrim deklaroi për AP se ky ilaç është shpenzuar para kohe për shkak të kërkesave të mëdha që kanë pasur pacientët gjatë këtij muaji.
“Barnatorja Qendrore ka bërë furnizimin e rregullt të Klinikës së Neonatologjisë sipas planifikimit, furnizimit. Ky ilaç është shpenzuar para kohe për shkak të rritjes së numrit të pacientëve që kanë pasur nevojë për të”, ka thënë Mehaj për AP.
Ndërkaq ka deklaruar se me këtë ilaç institucionet shëndetësore do të furnizohen gjatë javës së ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë