Ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), është duke u intervistuar për rolin e Sokol Bashotës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Zyrapi ka thënë se Bashota s’kishte qenë vartës i Jakup Krasniqit.
“Është e qartë që nuk ka qenë. Komandanti që e lenë atë që ta zëvendësoj ai është mbi të gjithë”, ka thënë ai kur u pyet nga avokatja Venkateswari Alagendra, e Jakup Krasniqit për rolin e Bashotës.
Zyrapi në Speciale është duke dëshmuar për herë të 10-të.
Pjesë nga intervistimi i Zyrapit:
Avokatja: Nuk është e saktë sipas dëshmisë që Jakup Krasniqi është caktuar si zëvendëskomandant si Sokol Bashota?
Bislimi Zyrapi: Zonja avokate, unë e kam shpjeguar shumë mirë kur është vendosur Jakup Krasniqi si zëvendëskomandant.
Avokatja: Dje thatë dhe kjo është në faqen 132 që autoriteti i tyre ka qenë që prej fillimit të strukturës së parë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. A ju kujtohet ta keni thënë këtë?
Bislim Zyrapi: Po.
Avokatja: Qëndrimi ynë është zotëri Zyrapi që Sokol Bashota nuk ka qenë vartës i Jakup Krasnqiti. Kjo është e vërtetë apo jo?
Bislim Zyrapi: Është e qartë që nuk ka qenë. Komandanti që e lenë atë që ta zëvendësoj ai është mbi të gjithë.
Avokatja: Në prill të 2011 a ju kujtohet që jeni thirrur si dëshmitar në një hetim?
Bislim Zyrapi: Po.
Avokatja: Në qershor të 2013-së keni qenë dëshmitar në çështjen “Kleçka” apo jo?
Bislim Zyrapi: Saktë.
ZPS-ja me pyetje shtesë në dëshminë e Zyrapit, mbrojtja kërkon mundësinë e kundërpyetjeve
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com