Lajme

Trump sulmohet gjatë një tubimi, dëgjohen të shtëna dhe shihet gjak në ftyrën e ish-presidentit amerikan


Rreth pesë minuta pasi filloi fjalimin e tij të fushatës në një tubim në Butler, Pensilvani, u dëgjuan zhurma të forta ndërsa ish-presidenti Donald Trump po fliste.

Të shtëna armësh u dëgjuan, derisa Shërbimi Sekret e mbylli ish-presidentin për disa sekonda përpara se ai të nxirrej nga skena me gjak të dukshëm pranë veshit dhe anash fytyrës.

Ai me t’u ngritur, çoi grushtin e tij në ajër ndërsa u përcoll nga shkallët e skenës dhe drejt një fuoristrade.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, tha se presidenti është i sigurt dhe se ka filluar një hetim i menjëhershëm i Shërbimit Sekret.

Nga kampi i Trump-it kanë njofuar përmes një deklarate ish-presidenti është “mirë”.

Edhe Shërbimi Sekret ka thënë se Trumpi është i sigurt.

Ky institucion ka bërë të ditur se menjëherë ka nisur hetimet dhe sapo të ketë informata, ato do të bëhen publike.

Kandidati republikan për president ishte duke iu adresuar përkrahësve në Pennsylvania – një prej shteteve kyçe për zgjedhjet e nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore