Mbi 1.5 milionë banorë në Kosovë – Krasniqi: Lajm i keq dhe shumë i dëmshëm, duhen veprime politike emergjente
Si lajm të keq dhe shumë të dëmshëm i ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara të premten nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sipas të dhënave preliminare të ASK-së në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë. Nga ky numër 795 mijë e 46 janë meshkuj ndërsa 791 mijë e 614 janë femra.
“Pa u lëshuar këtu në saktësinë e shifrave të publikuara, është lajm i keq dhe shumë i dhembshëm që, duke u bazuar në publikimet zyrtare të ASK-së, po konfirmohet se vetëm në katër vitet e fundit, Kosova i ka humbur mbi 210 mijë banorë”, ka shkruar Krasniqi në platformën sociale, Facebook.
Krasniqi, duke u bazuar në të dhënat e ASK-së të vitit 2020, ka thënë se në Kosovë ka pasur 1 milionë e 798 mijë e 186 banorë rezident.
“Ndërsa, sot, kjo Agjenci publikoi shifrën pikëlluese prej vetëm 1,586,659 banorëve rezidentë. Qytetarët, e veçmas rinia e Kosovës, po e braktistin vendin! Ose, thënë më mirë, Qeveria i ka braktisur ata dhe ëndrrat e tyre”.
Ky lajm, sipas tij, i gëzon vetëm ata që nuk ia duan të mirën e Kosovës.
“Kjo shifër kërkon veprime politike emergjente. Qytetarët tanë meritojnë më shumë dhe më mirë – pranë familjeve të tyre dhe në vendin e vet”.
ASK publikon rezultatet preliminare: Kosova ka mbi 1.5 milion banorë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë