Lajme

Zyrtarët e Gazës, Izraelit, OKB-së dhe SHBA-ve kanë diskutuar rifillimin e shpërndarjes së ndihmave


Zyrtarë nga OKB, Izraeli dhe SHBA-të u takuan mbrëmë për të diskutuar rifillimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pasi Programi Global i Ushqimit i OKB-së (WFP) pezulloi operacionet në enklavë për arsye sigurie në fillim të këtij muaji.

Kështu i thanë zyrtarë anonimë amerikanë NBC News, duke shtuar se më shumë se 5 mijë e 440 tonë ndihma humanitare mbetën në ruajtje të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) që kur Programi Global i Ushqimit shpalli vendimin e tij më 9 qershor.

Sipas burimeve, në takim morën pjesë gjenerallejtënant Patrick Frank, komandant i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane; Gjeneral Major Yaron Finkleman, komandant i Komandës Jugore të IDF; dhe një nga koordinatorët humanitar të Kombeve të Bashkuara.

Palët, shtuan burimet, u shprehën “optimistë” për mundësinë e rifillimit të shpërndarjes së ndihmave në ditët në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore