Rashiç në përvjetorin e Betejës së Kosovës: Na duhet heroizmi serb për të luftuar për të drejtat dhe mbijetesën në Kosovën tonë
Ministri për Komuniteti dhe Kthim, Nenad Rashiç, në 635 vjetorin e Betejës së Kosovës, ka thënë se duhet ende “heroizmi serb” për të “luftuar për të drejtat tona” për të “mbijetuar në Kosovën tonë”.
Beteja e Kosovës u zhvillua më vitin 1389, në Fushë Kosovë, saktësisht 635 vite më parë. Ishte një betejë në mes të aleancës ballkanike dhe Perandorisë Osmane, që ishte përmbyllur me fitoren e këtyre të fundit. Përkundër se ballkanasit kishin krijuar një koalicion, historiografia serbe ka tentuar që ta përvetësojë këtë betejë.
Ngjashëm bën edhe ministri Rashiç, i cili në përvjetorin e kësaj beteje, ia atribuon “heroizmin” serbëve, duke shtrembëruar kështu historinë, dhe duke iu përshtatur historiografisë serbe, që ka për qëllim manipulimin e të së vërtetës.
“Në këtë ditë, pikërisht 635 vjet më parë, kalorësit serbë treguan me heroizmin e tyre se çfarë do të thotë të jesh patriot i vërtetë, duke paguar me jetë çmimin e lirisë. Lavdi e përjetshme atyre!”, shkroi Rashiç në Facebook.
Sot, ka shtuar ai, “na duhet ende heroizmi serb për të luftuar me mençuri dhe përgjegjësi për të drejtat tona dhe të familjeve tona për të jetuar dhe mbijetuar në Kosovën tonë”, potencoi.
“Jeta juaj në duart tuaja!”, përfundoi ai.
Ndryshe, për ta rritur edhe më tej rëndësinë e kësaj dite, siç e quajnë ata Vidovdanin, Serbia e ka shpallur edhe si festë zyrtare nacionale për të gjithë popullin serb 28 qershorin, duke tentuar kështu që ta argumentojnë narracionin e tyre “për të drejtën mbi Kosovën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë