Kryesia e Kuvendit pritet të e vendos në seancë të re votimin për themelimin e Komisionit Hetimor për faljen e borxheve të kompanive të ambalazhuesve
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që këtë të hënë të e vendos në seancë të re votimin për Komisionin Hetimor për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit – skandal që u publikua nga Albanian Post dhe ku përmes dokumenteve të siguruara dëshmohej se si ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, së bashku me vartësin e tij Naser Hafizin, ua kishte zovëgular ose falur krejtësisht borxhin këtyre kompanive.
“Themelim i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit, pritet po ashtu të votojë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave në rastin e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, për çka raportoi Albanian Post më 29 mars se befasisht ishin ri-gjetur.
“Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit”.
Raportimi i Albanian Post
Në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.
Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.
Gjithë këtë borxh, Aliu, përmes vartësit të tij Hafizit, të cilin po sa ishte bërë ministër e kishte kaluar kundërligjshëm nga pozita e Zyrtarit për Financa në atë të Zëvendësuesit të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte e përfundimisht si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, ua ka shlyer këtyre kompanive me vetëm disa mijëra euro pagesa.
Albanian Post ka publikuar të gjitha dokumentet për të gjitha mashtrimet e Aliut dhe Hafizit.
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë