Euro 2024

Danimarka dhe Anglia ndajnë pikët në xhiron e dytë të Grupit C


Jude Bellingham

Danimarka dhe Angla kanë barazuar në Frankfurt në ndeshjen më të madhe të Grupit C në kuadër të Euro 2024 në Gjermani.

Anglia kaloi e para në epërsi ndaj Danimarkës në pjesën e parë përmes Harry Kane i cili shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Megjithatë, goli i Kane nuk i mjaftoi Anglisë. Morten Hjulmand shënoi nga distanca për Danimarkën për rezultatin final 1-1.

Anglia e Danimarka u përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C. Në këtë grup garojnë edhe Serbia dhe Sllovenia.

Tre Luanët fituan 1-0 kundër Serbisë në ndeshjen hapëse të grupit, kurse Danimarka barazoi 1-1 ndaj Sllovenisë të dielën.

Anglia prin me katër pikë të tubuara. Sllovenia dhe Danimarka kanë nga dy pikë, ndërsa Serbia është e fundit me një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore