Sllovenia ka kaluar në avantazh ndaj Serbisë në ndeshjen e dytë të grupit C në kuadër të EURO2024, që është duke u mbajtur në Gjermani.
Për rezultatin 1:0 shënoi Zan Karnicnik, në minutën e 69-të.
Goli u realizua pas një kundërsulmi të shpejtë të sllovenëve.
Me këtë rezultat Sllovenia renditet e para me plotë 4 pikë, pasi që në ndeshjen e parë barazoi me rezultat 1:1 me Danimarkën.
Nga ana tjetër, Serbia mbetet e fundit me 0 pikë, pasi që në ndeshjen e parë të grupit C, u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Anglia.
Në orën 18:00, do të luhet edhe ndeshja tjetër e grupit C, Danimarkë – Angli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com