Kosova

Dren Boshnjaku emërohet kryesues i bordit të ShSKUK-së


Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës.

Kryesuesi i bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), është zgjedhur të enjten neurologu Dren Boshnjaku.

Përmes një votimi të fshehur që është mbajtur, Boshnjaku ka marrë 6 vota, ndërsa një votë ka qenë e pavlefshme.

Emërimi i Boshnjakut, ka ardhur pas dorëheqjes së anëtarit Naim Bardiqit, e që në vend të tij në pozicionin e anëtarit ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte emëruar Besa Balidemaj, në mbledhjen e 13 qershorit.

Më 2 maj, kryesuesi i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Naim Bardiqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Bardiqi pozitën e kryesuesit të bordit të ShSKUK-së, e kishte pranuar më 3 maj të 2023-së. 

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia më 26 prill të 2023-së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kishte emëruar bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas një muaji mungesë të këtij bordi.

Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i kishte skaduar mandati më datë 27 mars 2023.

Bordi i cili është emëruar më datën 27 mars të 2020, e të cilit i kishte skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore