Boksieri amerikan Gervonta Davis ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë e lehtë në versionin WBA.
Davis e ka nokautuar të shtunën në raundin e tretë në Las Vegas, Frank Martin.
Ky i fundit ka pësuar humbjen e parë pas 18 fitoreve rresht, ndërsa Davis ka shënuar fitoren e 30-të.
Davis po bënte paraqitjen e tij të parë në ring që kur e mposhti Ryan Garcia-n në prill 2023.
https://www.youtube.com/shorts/8do4kNU-2Sw
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com