“Do t’i hedhim benzinë zjarrit, s’mund ta bëjmë vetëm”: Një pjesë e bisedës mes të dyshuarit për spiunazh dhe agjentit të BIA-s
Në një audio-inçizim të publikuar nga platforma “The Geopost” të enjten rreth rastit të spiunëve, dëgjohet tashmë i arrestuari për spiunazh, Bedri Shabani, duke komunikuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike me një agjent serb të Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Srdjan Rosiç, rreth një çështjeje që nuk mund të kuptohet qartë për shkak të censurës.
Shabani, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, përkundër pjesëve të censuruara, dëgjohet duke i kërkuar ndihmë agjentit të BIA-s rreth kryerjes së një pune. Madje, në këtë audio-inçizim inkriminues, ai dëgjohet duke folur rreth një plani ogurzi: “Ne konsiderojmë se do ta ndezin tjerët, dhe kur ta bëjnë, ne do t’i hedhim benzinë zjarrit që të digjet më shumë”.
“Ne deshëm të nxisim të dyja palët, ashtu sikurse dje (censurë), të dyja palët… Dhe tash e tërë bota flet… ne s’mund ta shtyjmë vetëm, sepse është guri i madh… pra kështu është. Më fal vëlla. Por kjo është”, dëgjohet duke i raportuar Shabani agjentit serb, ndërsa ky i fundit i përgjigjet: “Mos u bëj merak vëlla, do të njoftoj më tej për këtë, por ti mos u bëj merak”.
Besnik Berisha, avokat i Shabanit, i cili dyshohet për spiunazh, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, deklaroi para gazetarëve se ndaj klientit të tij nuk ekziston asnjë provë, derisa njoftoi se i dyshuari është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë të Holandës në rastin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ndryshe, dy shtetas kosovarë u arrestuan pas një hetimi disamujor të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI) dhe ngarkohen me veprën penale “spiunazh”. Në bazë të raportimeve të mediave, personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për BIA-n famëkeqe. Një muaj paraburgim u ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë dy të dyshuarve për spiunazh të enjten.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë