Princi Harry ishte i ftuar në dasmën e vitit në Britani, por të dyja palët i kuptuan sfidat e pjesëmarrjes së tij.
Duka i Sussex-it, 39 vjeç, ishte i ftuar në dasmën e ardhshme të Hugh Grosvenor, Dukës së Westminsterit, me Olivia Henson në katedralen Chester në Anglinë veriore më 7 qershor.
Megjithatë, nga të dyja palët u pranua se do të të jetë e vështirë për Harry të marrë pjesë. Ndërkohë, Princi William pritet të shërbejë si udhërrëfyes në atë që konsiderohet si dasma e vitit në MB.
Ishte një “mirëkuptim mes dy miqve”, përshkruan një burim bisedën mes Harry dhe Grosvenor.
Një person i brendshëm i afërt me nusen dhe dhëndrin tha se Harry dhe Duka i Westminsterit bënë marrëveshjen reciproke, shkruan People, transmeton AlbanianPost.
Vendimi me siguri shmangu jehonën që do të krijohej nëse Princi Harry dhe ai William do të ishin brenda një ahengu të njëjtë – kështu duke eliminuar mundësinë e madhe që çifti të mbetej në hije.
Udhëtimi transatlantik në Mbretërinë e Bashkuar është i ngarkuar për Harry-n për shkak të sfidave të sigurisë në vendin e tij.
Sigurimi i tij zyrtar u hoq pasi ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore dhe u zhvendosën në Kaliforni në vitin 2020.
Duka dhe Dukesha e Sussex gjithashtu nuk mund të përdorin më Frogmore Cottage, shtëpinë e tyre të mëparshme në Windsor Great Park, si bazë gjatë qëndrimeve në MB.
Hugh është kumbari i djalit 5-vjeç të Princit Harry dhe Meghan, Princit Archie, si dhe djalit të madh të Princit William dhe Kate Middleton, Princit George, 10 vjeç.
Përtej Princit të Uellsit, të ftuar të tjerë të shquar në dasmën e verës do të jenë motrat e Grosvenor, Lady Edwina dhe Lady Tamara, dhe bashkëshortët e tyre, Dan Snow e Edward van Cutsem.
Hugh dhe Olivia, njoftuan fejesën e tyre në prill të vitit 2023 pas dy vitesh lidhje, dhe nusja do të bëhet Dukesha e re e Westminster kur të lidhin martesën.
Hugh e trashëgoi titullin në moshën 25-vjeçe kur babai i tij vdiq në vitin 2016, dhe pasuria neto e familjes vlerësohet në 12.8 miliardë dollarë.
Në lidhjet e mëtejshme me familjen mbretërore, Duka i Westminsterit është një kumbar i mbretit Charles dhe nëna e tij është kumbare e Princit William.
Mbreti Charles dhe Princesha Kate, të cilët të dy po i nënshtrohen trajtimit të kancerit, nuk pritet të marrin pjesë në dasmë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Meghan dhe Harry gjithnjë e më pranë divorcit”: Thashethemet për një krizë të pashërueshme
-
Javier Bardem: Me Penélope Cruz u ndje kimia që në takimin tonë të parë në vitin 1992
-
Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë, më së shumti meshkuj
-
Mundimi në një fermë lulesh keniane për të dërguar trëndafila të freskët në Evropë