Film

Aktori Nick Pasqual arrestohet në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës për tentativë vrasjeje


Aktori Nick Pasqual është arrestuar në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës dhe akuzohet për therje me thikë dhe tentativë për të vrarë ish të dashurën e tij.

Pasqual akuzohet se hyri në shtëpinë e viktimës dhe e theri me thikë disa herë, menjëherë pasi ajo kishte marrë një urdhër ndalimi kundër tij, sipas Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit.

Ata nuk e identifikuan atë, por ajo është përmendur në mediat amerikane si grimerja e Hollivudit, Allie Shehorn, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

Pasqual dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndalua në një pikë kontrolli në Sierra Blanca të Teksasit.

Ai ka pasur role të vogla në filma si “Rebel Moon Part One” dhe “Jobs”, dhe në shfaqje televizive, duke përfshirë “How I Met Your Mother”.

Ai gjithashtu luajti në skicën e podcast-it të komedisë “National Day Riff” dhe serialit fantastiko-shkencor “A Demon’s Destiny: The Lone Warrior”.

Miqtë e zonjës Shehorn krijuan një faqe për mbledhjen e fondeve për të, duke thënë se ajo “po luftonte për jetën e saj, në gjendje kritike”.

“Allie është një person i jashtëzakonshëm, plot ngrohtësi, mirësi dhe dashuri”, shkruan ata.

“Askush nuk e meriton të durojë një përvojë kaq traumatike, veçanërisht dikush kaq e dhembshur dhe e kujdesshëm sa Allie”, shtuan ata.

“Rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë dhe e mundimshme, por me mbështetjen tuaj, ne mund t’i ndihmojmë të lehtësojmë barrën e saj dhe t’i ofrojmë ndihmën financiare që ajo ka nevojë dëshpërimisht”, shtuan ata tutje,

Në një deklaratë, Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon tha se incidenti “i neveritshëm” ishte “një kujtesë e ashpër e rreziqeve të dhunës në familje”.

“Mendimet dhe ngushëllimet e mia të përzemërta janë me viktimën në këtë incident të tmerrshëm”, tha ai.

“Zyra jonë, duke përfshirë Byronë tonë të Shërbimeve të Viktimave, i jep asaj mbështetjen dhe burimet tona teksa ajo nis udhëtimin e gjatë dhe të vështirë të shërimit nga trauma fizike dhe emocionale që i është shkaktuar”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore