Euro 2024

Kombëtarja niset për në Austri, FSHF përcjell kuqezinjtë drejt rrugëtimit të Euro 2024


Kombëtarja shqiptare mëngjesin e sotëm mbylli përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe është gati për t’u nisur drejt Austrisë.

Nën një atmosferë fantastike menjëherë pas përfundimit të stërvitjes, djemtë kuqezi përjetuan një emocion të veçantë.

E gjithë administrata e FSHF-së dhe disa fëmijë nga akademitë e futbollit në Tiranë takuan lojtarët dhe stafin teknik, duke i uruar suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

“Të gjithë së bashku për të përjetuar një Europian fantastik! Ju priftë e mbara djema!Forca Shqipëri”, shkruan FSHF në mediat sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=0pF3cvgJFy8

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore